Ministria e Mbrojtjes në Kinë ka lëshuar një deklaratë në të cilën kërkon falje për përdorimin e dobët të photoshopit në përkujtimin e përvjetorit të marinës që përmban anije detare dhe avionë luftarakë që u përkasin kombeve tjera.
Imazhi u shfaq në llogaritë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes me 23 prill, kur edhe shënohej 68 vjetori i marinës, transmeton portali arbresh.info.
Në imazh paraqiteh një aeroplambajtës kinez, së bashku me disa avionë luftarakë, dy anijë luftarake dhe dy hije të nëndetësve në sfond.
Megjithatë, njerëzit, të cilët panë fotografinë, ishin të shpejtë të theksonin se dy anijet luftarake në sfond ishin amerikane, ndërsa një nga avionët ishte një avion luftarak rus MiG-35./Arbresh.info
Alarm për bombë pranë ambasadës së Ukrainës në Tiranë
Foda flet për ndeshjen me Qipron, tregon mangësinë e vetme q...
“Kur shqiponja të pret në drekën e punës”, Rama ndan një sel...
Haxhiu priti në takim Asistent Sekretaren e Përgjithshme të ...
LDK thërret konferencë për media
Nagavci takoi drejtorin e ri të Institutit Pedagogjik të Kos...