PDSH: Shqiptarët të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë gjakftohtësinë

22:48 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Partia Demokratike Shqiptare përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni, ka reaguar ndaj situatës aktuale në Kuvendin e Maqedonisë.

Ata theksojnë se po ndjekin me vëmendje zhvillimet e situatës së krijuar sot në Kuvend dhe dënojnë dhunën e ushtruar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

“Partia Demokratike Shqiptare apelon tek shqiptarët që në asnjë mënyrë të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë gjakftohtësinë.
 Apelojmë tek faktori ndërkombëtarë që urgjentisht të ndërhy me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës”, thuhet në reagimn e PDSH-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme