Google ADS

SHBA-të nuk e kanë në listë të prioriteteve marrëveshjen tregtare me Britaninë e Madhe

21:43 | 27 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një zyrtar i lartë në administratën Trump ka goditur Britaninë e Madhe duke thënë se marrëveshja e re tregëtare me Britaninë e Madhe nuk është në listën e prioriteteve.

Në një intervistë për Wall Street Journal, sekretari amerikan i tregtisë Wilbur Ross tha se ka një numër faktorësh të ndërlikuar për një marrëveshje të re dypalëshe midis SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, transmeton portali arbresh.info.

“Ata nuk kanë negociuar një marrëveshje tregtare për një afat të zgjatur kohor”, ka thënë ai.

Sekretari i ri i Tregtisë gjithashtu përmendi zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Britani, ndërsa ka shtuar se negociatat për Brexit mund të pengojnë negociatat./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme