Jurgen Klopp i ka hedhur poshtë spekulimet se portieri anglez Joe Hart do t’i bashkohet skuadrës së tij.
Hart është aktualisht i huazuar te Torino nga Manchester City dhe mediat angleze kanë shkruar se ai mund të transferohet në Anfield gjatë verës për një shumë prej 20 milionë funtesh.
“Hart është një portier fantastik, ai është numri një i kombëtares së Anglisë, gjë që tregon për kualitet e tij. Por edhe ne kemi portierë shumë kualitativ tashmë”, ka thënë Klopp.
“Ai nuk do të vij tek ne tash dhe as në të ardhmen”, ka bërë të qartë Klopp./Arbresh.info/