Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar të enjten ndaj Aleksandar Vuçiq, duke thënë se Ramush Haradinaj dhe mijëra shqiptarë kanë bërë luftën, e cila është mbështet nga mbarë bota demokratike, për çlirim, liri e pavarësi të një populli që Nikoliqi, Vuqiqi, Daçiqi dhe etërit e tyre ideologjik e kanë shtypur për vite të tëra.
“Atyre që sot krekosen për “drejtësi” janë të mbushur me mëkate në shtëpitë e familjet e tyre në Serbi.
Ramush Haradinaj dhe mijëra shqiptarë kanë bërë luftën e cila është mbështet nga mbarë bota demokratike, për çlirim, liri e pavarësi të një populli që Nikoliçi, Vuqiçi, Daqiçi dhe etërit e tyre ideologjik e kanë shtypur për vite të tëra.
Juve që sot hingëllini nga Serbia gjenocidiale, të gjithë e dimë trashëgimtarë të kujt jeni e çfarë keni bërë e çfarë jeni në gjendje të bëni kundër Kosovës e shqiptarëve nëse do t’iu vinte rasti prapë. Por thundra juaj kriminale e gjenocidiale s’do të kthehet kurrë më në këto troje.
Sot në Francë ka rifituar e drejta shqiptare kundër padrejtësisë se Serbisë. Prandaj iu themi Nikoliçit, Vuqiçit e Daçiqit shërohuni, më mirë vet, se me pas nevojë me ju dhënë edhe një tjetër terapi sikur në 1998-’99” (sic.), ka thënë Lekaj.
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...