Lideri i AAK-së ka arritur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Ai është pritur nga qindra qytetarë nga gjitha vendet e Kosovës.
Në fjalinë e tij para të pranishmëve është shprehur falënderues drejt qytetarëve të Kosovës që janë mbledhur për ta pritur atë.
“Pas një kohe jam këtu, jam në Kosovë, jam me ju. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam qenë vetëm, çdo herë kam pas afër shqiptarë të mirë, të zot, njerëz që vërtetë kanë qenë të gatshëm për çdo sakrificë. Faleminderit shqiptarëve për përkrahjen dhe për ndjenjë besnikërie që s’më lan me u ndi vetëm. Për fat të keq edhe njëherë si dikur u ndjeva pa shtet. Institucionet e Kosovës nuk kanë qenë në nivelin e duhur” ka thënë ai.
Ai ka thënë se Serbisë duhet me ja tregu vendin e me ja bë siç ia ka bërë Kroacia.
“Nëse dikush në Evropë ka harru, nëse Franca ka harru, nëse dikush këtu ka harru, janë disa që se harrojnë për jetë, s’kanë me harru kurrë se për këtë liri e tokë kemi dhënë njerëz. Nëse ata kujtojnë se na harrojmë kaq shpejtë, habiten. Shqiptarët nuk harrojnë, janë popull liridashës e donë paqe. Janë rreth 20 mijë të vramë e s’kanë mujt kush me i nënshtruar. Duhet me ia tregu vendin Serbisë e me ia bë siç ia ka bë Kroati” ka thënë mes tjerash Haradinaj./Arbresh.info
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë