Ambasadorët në Maqedoni: Policia e ka në duar të ndalë dhunën

20:33 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Ambasadorët në Maqedoni kanë deklaruar se situata e eskaluar është tërësisht e papranueshme dhe kanë apeluar nga të gjithë që të shmangin dhunën.

Në një konferencë për media, pas eskalimit të situatës në Kuvendin e Maqedonisë që erdhi pasi Talat Xhaferi u zgjodh kryeparlamentar, ambasadorët kanë deklaruar se Policia është përgjegjëse që këto akte dhune të mos ndodhin.

“Kjo është tërësisht e papranueshme dhe apelojmë nga të gjithë që të shmangin dhunën. Është koha për dialog jo për dhunë. Të largohen nga nxitjet dhe është koha për dialog. Është përgjegjësi e policisë që këto akte dhune të mos ndodhin”, kanë thënë ata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme