Lulzim Basha, pas lajmit për kandidaturën e Ilir Metës për president, ka deklaruar se kjo është dita më e dëshpëruar për Edi Ramën, i cili sipas tij, për hir të pazareve dhe mbajtjes së karrikeve të pushtetit kandidoi njeriun që deshi t’i bënte varrin dhe fuste në burg gjashtë vjet më parë.
“Sot është një ditë e dëshpëruar për Edi Ramën, sepse për hir të pazarit politik, njeriun që u përpoq ta fuste në burg, rivalin politik për të cilin ngriti anembanë Europës dhe Shteteve të bashkuara lloj lloj konspiracioni me vrasës e gangsterrë, u detyrua ta shpallë president të Rilindjes së korruptuar dhe falimentuar”, ka deklaruar Basha.
Sipas tij, kjo kupolë ka vetëm një qëllim, të pasurohet dhe vetëmbrohet nga ligji, drejtësia dhe gjykimi popullor me zgjedhje të lira e të ndershme.
“Ai ka dërguar paratë e drogës për të blerë mercenarë shqiptarë e të huaj, që para interesit të shqiptarëve kanë vendosur xhepin e tyre”, ka vijuar Basha.
“Tani që maska e këtij teatri ka rënë njëherë e përgjithmonë, qytetarët do ta nisin atë në minorancën më absolute që ka ndodhur ndonjëherë në Europë, me votë të lira e të ndershme”, ka shtuar ai.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj