“Britania nuk duhet të ketë iluzione për lëshime nga ana e Bashkimit Europian”. Ka qenë mjaft e ashpër deklarata e Angela Merkelit në “Bundestag”-un gjerman lidhur me qëndrimin e Berlinit ndaj “Brexit”-it.
Mesazhi në fakt u drejtohej njëkohësisht edhe anëtarëve të tjerë të bllokut. Kryetarja e ekzekutivit gjerman e paralajmëroi Londrën të mos ketë iluzione e të mos presë një marrëveshje privilegjuese.
“Një shtet i tretë nuk mund të shijojë të njëjtat avantazhe, ose të pozicionohet më mirë sesa një vend anëtar i BE-së. Unë kam ndjesinë se disa njerëz në Britani kanë iluzione në këtë drejtim. Por janë duke e humbur kohën kot”, tha Angela Merkel.
Në fjalën e mbajtur pak përpara takimit të Këshillit Europian mbi “Brexit”-in, këtë fundjavë, Merkel shtoi se Britania e Madhe duhet të sqarojë raportin e saj me Bashkimin Europian, e vetëm pas kësaj do të mund të kalohet te negociatat.
Mes çështjeve që presin shpjegim është edhe ajo financiare. “BE-ja, – tha kancelarja, – do t’i drejtojë bisedimet në mënyrë të ndershme e konstruktive dhe pret që Londra të bëjë të njëjtën gjë”.
Ajo shtoi se Gjermania dhe BE-ja mbeten për çdo rast të interesuara për një Mbretëri të Bashkuar të fortë e në mirëqenie, duke kujtuar këtu interesat e përbashkëta jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot