Fjalët e para të Ramush Haradinajt në Kosovë

19:58 | 27 Prill 2017
M. A.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka arritur në aeroportin e Prishtinës. Ai më të mbërritur ka takuar fëmijët dhe familjarët e tij.

Në një fjalim para mediave ai ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk do ti nënshtrohen asnjë mekanizmi që burimin e ka nga Beogradi, shkruan arbresh.info

“Asnjëherë nuk do ti nënshtrohemi asnjë mekanizmi që burimin e ka në Beograd. Ne jemi ne të drejtën tonë dhe kësaj të drejtë do ti qëndrojmë besnik. Nji armiku si Serbia duhet me ja tregu vendin”, ka thënë ai

Haradinaj ka thënë se shqiptarët janë treguar të zotë gjatë muajve të fundit, sa ai ka qëndruar në Francë, dhe i ka përshëndetur ata për mbështetjen.

Por, ai është shprehur i zhgënjyer me autoritetet e vendit. “Roli i Prishtinës zyrtare ka munguar. Autoritetet nuk e kanë treguar veten, kjo është për keqardhje”, ka thënë Haradinaj.

Ai është nisur drejtë sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ku po pritet nga qindra qytetarë.

Haradinaj sot në mëngjes është liruar nga një gjykatë në Francë, ku ka qëndruar gjatë katër muajve të fundit, pas ndalimit të tij atje në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, për gjoja krime lufte./Arbresh.info

18195259_1488836604493282_612124952_o 18195958_1488836507826625_2051330985_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme