Policia arrin tek Kuvendi, ende nuk ndërhynë

19:56 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Forcat policore të Maqedonisë kanë mbërritur në Kuvendin e Maqedonisë, por deri tani nuk është parë ndonjë ndërhyrje për të larguar nga salla protestuesit që tashmë kanë hyrë në sallë.

Siç raporton Alsat, protestuesit, përkrahës të VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit janë futur brenda Kuvendit derisa kanë sulmuar deputetët e shumicës së re si dhe gazetarët.

I gjakosur është parë kreu i shumicës së re parlamentare, Zoran Zaev.

Numri i protestuesve po rritet, derisa po u bëhet thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme