Moggi nënshkruan me Partizanin

17:43 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Ish-drejtori sportiv i Juventusit ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin shqiptar.

Mund të duket e pamundshme por është e vërtetë. Luciano Moggi i cili është i dënuar në Itali pas Calciopolit, ka gjetur një vend pune në Shqipëri.

Ai është takuar sot me presidentin e Partizanit, Gazmend Demi, me të cilin ka arritur edhe një marrëveshje bashkëpunimi. Moggi do të jetë këshilltar i presidentit të klubit nga kryeqyteti shqiptar, ndërkohë që ai do të jetë i pranishëm me këtë rol të ri që në derbin e nesërm ndaj Tiranës.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Luciano Moggi-n , ish drejtues i klubeve më prestigjoze në arenën ndërkombëtare”.

“Konsulenca e Z. Moggi te Partizani do të jetë prezente për 3 vitet e ardhshme dhe do të konsistoj në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike, organizative dhe marketing”.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshje, falë eksperiencës dhe aftësive që Moggi zotëron, do ti mundësojë klubit ngritjen në nivele të larta suksesi jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare”, shkruan Partizani në njoftimin për mediat./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme