Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa është takuar me presidentin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul me të cilin bisedoi për perspektivën evropiane të Kosovës me theks të veçantë liberalizimin e vizave.
“ Unë përsërita edhe një herë mbështetjen e EPP-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Qeveria Mustafa tashmë ka bërë një punë të mrekullueshme në këtë rrugë të rëndësishme dhe i uroj atij dhe popullit të tij të gjitha të mirat, që së shpejti ta përfundojnë këtë proces dhe të jenë në gjendje të udhëtojnë më lehtë nëpër Evropë. Do të jetë një hap i madh për rrugën e tyre evropiane!
Për më tepër ne biseduam edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, rëndësinë për të siguruar stabilitet dhe marrëdhënie të mira fqinjësore” është shprehur kryetari i EPP-së,z.Daul pas këtij takimi me kryetarin e LDK-së,Isa Mustafa.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...