Tërnava: Lirimi i Haradinajt, lajm i mirë për të gjithë

15:49 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava thotë se vendimi i gjykatës së Colmar për Ramush Haradinajn edhe një herë rikonfirmon pastërtinë e Luftës Çlirimtare të UÇK-së.

Tërnava ka thënë se ky është një lajm i mirë për gjithë shqiptarët.

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Vendimi i Gjykatës së Colmar, për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë rikonfirmoj pafajësinë e tij personale dhe pastërtinë e Luftës Çlirimtare të UÇK-së, që për mision kishte lirinë , sovranitetin dhe dinjitetin për popujt e Kosovës.

Lirimi i Haradinajt është lajm i mirë për familjen, bashkëpunëtorët, popullin e Kosovën e mbi të gjitha për kauzën për të cilat Ai është angazhuar. Z. Haradinaj edhe kësaj radhe doli i pastër e faqebardhë përball shpifjeve, insinuatave e akuzave të pabaza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme