Dy alpinistë tajvanezë janë gjetur pasi u zhdukën në Nepal prej gati 7 javësh, por njëri kishte vdekur tre ditë para se të arrinte ndihma.
I mbijetuari Liang Sheng-yue u gjet me vetëdije, por e dashura e tij Liu Chen-chun kishte ndërruar jetë, transmeton portali arbresh.info.
Basnet, një zyrtar Agjencisë së Trekkingut Aziatik dhe një nga tre shpëtimtarët që gjetën çiftin, ka thënë për CNN që Liang dhe Liu ishin duke u ngjitur përreth rrugës së pa populluar të Ganesh Himal, në perëndim të kryeqytetit Katmandu.
Pasi humbën gjërat e tyre gjatë një stuhie të borës, ata kanë rënë nga një shkëmb 100 metra, ku u strehuan më pas në një shpellë.
Ata mbijetuan duke ngrënë kripë dhe borë të shkrirë. Gjatë kësaj periudhe Liang ka humbur rreth 30 kilogramë.
Trupi i Lius dhe Liang janë dërguar në spital në Katmandu, ku i mbijetuar është trajtuar. Liang është jashtë rrezikut për jetë, por ende i dobët, pasi që ka nevojë për rikthim të energjisë./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...