Parlamenti i Malit të Zi nesër vendos për anëtarësimin në NATO

15:46 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Kuvendi në Mal të Zi nesër do të zhvillojë seancën e posaçme, në të cilën, do të votohet vendimi më i rëndësishëm politik – anëtarësimin në NATO.

Pozicionet e subjekteve politike janë të ndryshme, por është e sigurt se projekt-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, do të miratohet.

“Ky është një moment historik për Malin e Zi. Unë do të jem atje me të gjithë qeverinë”, tha dje kryeministri Markoviq.

Megjithatë, grupi më i fortë opozitar – Fronti Demokratik (FD), së bashku me organizatat anti-NATO-s kanë paralajmëruar protesta në Cetinje të premten, në prag të seancës së Parlamentit malazez.

Vendimin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO do ta votojnë 46 deputetë malazez nga gjithsej 81, ndërsa për miratimin e vendimit është e mjaftueshme shumica e thjeshtë e numrit të përgjithshëm të deputetëve të pranishëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme