Manchester United raportohet se ka zhvilluar negociata me reprezentuesit e portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak, pasi gjiganti anglez po përgatitet për ndonjë largim të mundshëm të David de Geas.
Spekulime të ndryshimin lidhin sërish De Gean me transferim në Real Madridi dhe klubi spanjoll raportohet se është i bindur për të finalizuar marrëveshjen me numrin 1 të Spanjës, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht prezencës së argjentinasit me eksperiencë Sergio Romero në ‘Old Trafford’, mësohet që trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho do të kërkoj portier të ri nëse De Gea largohet nga klubi.
Bazuar në ‘Manchester Evening News’, reprezentuesit e Oblakut kanë qenë në Londër këtë javë për të negociuar me zyrtarët e Manchester United rreth një transferimi të mundshëm në ‘Old Trafford’ gjatë merkatos verore.
Oblak, i cili ka të insertuar një klauzolë madhështore prej 85 milionë funta në kontratën e tij aktuale, mësohet se është i hapur për largim nga Atletico nëse De Gea kalon në Santiago Bernabeu.
24-vjeçari u transferua te Atletico nga skuadra portugeze Benfica gjatë verës së vitit 2014./arbresh.info
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...