Google ADS

Arrestohet ushtari gjerman, planifikonte sulm terrorist ndaj refugjatëve

14:33 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Një ushtar gjerman që është regjistruar si azilkërkues sirian është arrestuar për planifikim të sulmit terrorist.

Autoritetet besojnë që togeri ishte i motivuar nga ksenofobia, transmeton portali arbresh.info.

28-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga policia gjermane gjatë trajnimeve në bazën e Bundeswehr në Bavari. Policia gjithashtu ka bastisur 16 lokacione në Gjermani, Austri dhe Francë për të mbledhur dëshmi.

Hetuesit besojnë se toger ishte i motivuar nga një “sfond ksenofobik” për të planifikuar një sulm, sipas të gjitha gjasave kundër emigrantëve dhe refugjatëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme