Luan Krasniqi i është gëzuar lajmit që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahej në arrest me kërkesë të Serbisë, është liruar nga gjykata franceze në Colmar.
Boksieri i famshëm kosovar ka shpërndarë disa foto me ish kryeministrin e Kosovës në profilin e tij në rrjetin social Facebook, shkruan portali arbresh.info.
“Është kënaqësi kur njeriu dëgjon për triumfin e drejtësisë evropiane por, edhe për triumfin e legjendës Ramush Haradinaj! Me ju miq të mi, po i ndaj këto foto nga takimi i paradokohshëm me mikun tim në Francë”, shkruan Krasniqi.
Kreu i AAK-së mbahej në arrest për shkak të disa “fakteve të reja” rreth krimeve kundër popullatës civile që u hodhën poshtë nga drejtësia e Francës./arbresh.info
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat