Profesoresha Elmaze Nura e cila muaj më parë ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e liderit të partisë, Ramush Haradinaj.
Ajo ka thënë se lirimi i Haradinajt është triumf i drejtësisë edhe pse i vonuar.
“Lirimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është triumf i drejtësisë, edhe pse i vonuar. Ramushi i kthehet familjes së tij dhe angazhimit politik, duke pasur një mbështetje më të madhe se asnjëherë më parë. Edhe kundërshtarët partiakë, do të duhej t’i gëzoheshin lirimit të ish-kryeministrit, sepse me lidershipin, energjinë dhe përkushtimin ndaj vendit, Ramush Haradinaj, është personaliteti që me siguri, ashtu siç kontribuoi në luftën për liri, do të japë maksimumin për një qeverisje të mirë, në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar në profilin e saj zyrtarja e AAK-së, Elmaze Nura.
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...