Google ADS

Këto janë ushqimet që nuk duhet të ruani kurrë në enë plastike

12:01 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Të ruash ushqimin e mbetur nuk është vetëm shenjë nikoqirllëku, por edhe respekti për ushqimin. Sa herë që gatuani më shumë nga ç’kishit parashikuar, mos hidhni ushqimin direkt në plehëra, por ruajeni pasi mund ta hani sërish ose ta merrni të nesërmen në punë.

Dhe kur bie fjala tek konservimi i ushqimit, enët plastike na duken zgjidhja më më praktike e mundshme. Ndoshta sepse lahen lehtë, nuk peshojnë shumë si dhe nuk rrezikoni t’i thyeni. Por jo çdo ushqim mund të ruhet në enë plastike.

1.Vezët e pagatuara: Edhe pse shumica e njerëzve zgjedhin ta konsumojnë vezën në dy format e saj klasike të zier ose të skuqur, ka dhe prej atyre që e nisin ditën me një të verdhë veze të gjallë. Sigurisht që nuk mund ta hedhin tutje të bradhën, por e ruajnë provizorisht në nje enë plastike. Ky veprim është shumë i gabuar pasi e bardha e vezës bie në kontakt me bakteret si Salmonela dhe E.coli. E njëjta gjë vlen edhe për majonezën, e cila nuk duhet ruajtur kurrë në enë plastike.

2.Gjella turli dhe supërat: Gjella turli dhe supërat e ndryshme janë shumë të ushqyeshme dhe nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ushqimor. Por kini kujdes me menyrën e konservimit. Është e këshillueshme të ruhen në enë qelqi pasi duke qenë se gatuhen ne temperaturë shumë të lartë gjatë kontaktit me enën plastike do të vini re ndryshime të shijes së tyre.

3.Mishrat e përpunuar: Në qoftë se ju ka tepruar pak mish nga gjella e mbrëmshme dhe doni ta merrni me vete në punë, ju këshillojmë të mos e fusni në një kuti plastike. Mish i përpunuar i nënshtrohet shumë proceseve që ndryshojnë shijen dhe konsistencën e tij. Nëse ruani mishin e përpunuar në enë plastike, ai do të humabsë të gjitha vlerat e tij ushqyese.

4.Sallata: Shumë njerëz mendojnë se kontenitorët plastikë janë zgjedhja më e mirë për të marrë me veten sallatën që përgatisin që në shtëpi. Në të vërtetë duke qenë se kjo sallatë është tashmë e përpunuar, dmth ka brenda vajin, kripën, uthullën dhe salcat e tjera, bëhet më e ujshme. Plus që mbyllja për një farë kohe në enë plastike ndryshon shijen e saj dhe i jep një aromë si të ndenjur.

5.Djathi: Djathi është një ndër nënproduktet e qumështit më të përdorur në të gjithë botën. Këshillohet të konsumohet në çdo moshë për shkak të vlerave të shumta ushqyese, ku peshën kyresore e zë kalciumi. Nëse ruani djathin në enë plastike për tre ditë pa e hapur, do të vini re që ai ka zënë një shtresë të verdhë dhe mban erë. Kur ruani djathin në enë palstike në të do të akumulohen substanca të paqendrueshme që nxisin rritjen e baktereve kërpudhore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme