Haliti: Lirimi i Haradinajt e konfirmoi pastërtinë e luftës së UÇK-së

10:08 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se vendimi për Haradinajn e konfirmon meritueshëm pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Colmarit për lirimin e ish komandantit të ZOP-it, Ramush Haradinaj, është vendim që duhet përshëndetuar. Është një vendim që shënon në radhë të parë një fitore të drejtësisë, fitore e cila edhe një herë e konfirmon meritueshëm pastërtinë e luftës së UÇK-së”, ka thënë Haliti./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme