Google ADS

MKRS-ja investon 500 mijë euro në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

10:06 | 27 Prill 2017
Arbresh Info

Në vazhdën e investimeve të shumta që po realizon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e të cilat për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Podujevës, qëllimi i të cilit është investimi në projektin “Ndërtimi i tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Komunën e Podujevës, në të cilin projekt, MKRS-ja do të investojë 500 mijë euro, ndërkaq Komuna e Podujevës do të investojë 200 mijë euro.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Me këtë rast, ministri Kujtim Shala dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, u shprehën se kjo fazë e rëndësishme e investimeve të reja në
këtë stadium, ndihmon dukshëm në përmirësimin e kushteve të përgjithshme të këtij stadiumi, dhe po ashtu, krijon kushte më të mira për zhvillimin e mëtejmë të futbollin e kësaj ane./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme