Edhe sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur ta nisë ditën duke takuar kryeparlamentarin Ilir Meta.
Pak para nisjes së seancës së sotme plenare dhe raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit të ri Rama ka hyrë në zyrën e Metës te Kryesia e Kuvendit paraditen e sotme, në kuadër të diskutimeve për raundin e tretë për kreu e ri të shtetit, për të cilin edhe këtë radhë nuk ka emra.
Parlamenti do të zhvillojë sot raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Edhe për këtë raund, Partia Socialiste ka vendosur të shkojë në seancën plenare pa një emër dhe për ta djegur edhe këtë mundësi për të zgjedhur një President me 84 vota, shkruan Lapsi.al.
Dy ditë më parë, Gramoz Ruçi në mbledhjen e Grupit të PS-së, i njoftoi deputetët se edhe në raundin e tretë nuk do të ketë kandidat.
“Jemi në pritje të opozitës që të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kjo do të varet nga negociatat që do të bëhen me përfaqësuesit e Partive Popullore Europiane. Nëse nuk do të jetë pjesë e këtij procesi edhe opozita, ky raund do të digjet pa asnjë kandidat nga ana jonë”, ka thënë Ruçi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...