Thaçi: Edhe një herë u vërtetua se shpifjet ndaj UÇK-së nuk përfillen nga bota demokratike

09:29 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe njëherë u vërtetuar se shpifjet e shërbimeve serbe kundër UÇK-së janë të paqëndrueshme, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.

Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike. HTH./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme