Neymar kërkon Coutinhon te Barça, Messi i pakënaqur

09:35 | 27 Prill 2017
Arbresh Info

Neymar thuhet se dëshiron që Barcelona të nënshkruaj me Philippe Coutinhon nga Liverpooli.

Me largimin e bashkëlojtarëve të tij brazilian nga Barcelona si Dani Alves dhe Adriano Correia, mediat spanjolle raportojnë se 25-vjeçari është duke u ndierë i vetmuar në Nou Camp, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta ‘Don Balon’ raporton se klubi katalunas është duke përgatitur transferimin e shokut dhe bashkëlojtarit të tij 24-vjeçar, Philippe Coutinho, te skuadra kombëtare.

Barcelona ka qenë duke kërkuar që një kohë të gjatë transferimin e yllit të Liverpoolit. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm te “Redsat” edhe këtë edicion duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar gjashtë herë gjatë 25 paraqitjeve.

Lexo më shumë: Arsenali dhe Barcelona humbin shënjestrën kryesore

Coutinho ka edhe pesë vite të mbetura në kontratën e tij te klubi në ‘Anfield’ pas nënshkrimit të kontratës së re në muajin janar.

Gazeta e lartpërmendur pohon se Lionel Messi mund jetë i kënaqur nga transferimi i Coutinhos sepse një gjë e tillë mund të bëjë që Javier Mascherano të largohet nga Nou Camp. Messi dhe Mascherano thuhet se janë shumë të afërt pse luajnë së bashku gjithashtu edhe te niveli ndërkombëtar me Argjentinën.

Të dy gjetën portën në fitoren tronditëse të Barcelonës 7 me 1 ndaj Osasunas mbrëmjen e kaluar.

Për Mascheranon, goli ndaj skuadrës nikoqire ishte i pari gjatë 319 ndeshjeve për gjigantin spanjoll./arbresh.info

Të ngjashme