James Rodriguez në Manchester United?

08:49 | 27 Prill 2017
Arbresh Info

Manchester United raportohet se ka arritur një marrëveshje me agjentin e James Rodriguezit, Jorge Mendez, për të nënshkruar me mesfushorin.

Ylli kolumbian ka qenë në Real Madrid që nga viti 2014, por nuk ka arritur ende të sigurojë pozitë në formacionin startues derisa vazhdon të kërkohet edhe për transferim nga Manchester United dhe Chelsea, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Sulmuesi i Man Utd vendos të largohet nga klubi

Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon se skuadra e Jose Mourinhos ka arritur një marrëveshje me agjentin e Rodriguezit për të sjell atë në ‘Old Trafford’.

Mourinho dhe Rodriguez kanë Mendesin si një agjent të përbashkët, gjë që mund të ndikojë në arritjen e ndonjë marrëveshje. Gazeta e lartpërmendur shton se 25-vjeçari mund të ketë sukses në Real Madrid, por nuk është duke iu dhënë mundësia nga trajneri Zinedine Zidane.

Ai ka startuar vetëm në nëntë ndeshje në La Liga këtë sezon derisa vazhdon lufta për linjën frontale te ‘Los Blancos’./arbresh.info

Të ngjashme