Anita ka një mesazh emocionues për djalin pak çaste para gjykimit të Haradinajt

08:32 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

Sot, djali i Ramush Haradinajt feston ditëlindjen e tij të 13-të. Po sot, edhe ish kryeministri Haradinaj do të dalë para gjykatës në Colmar të Francës, për shkak të një fletarresti të Serbisë, të lëshuar qysh në vitin 2004.

E në ditën kur djali i tyre mbush 13 vjet, bashkëshortja e Haradinajt, Anita Muçaj, përmes një shkrimi emocional ka uruar të birin me rastin e ditëlindjes.

“Gjin ti sot behesh 13 vjeç! E di qe jeta jo gjithmone na ka perkdhel, por jeta keshtu eshte shume dimenzionale! Jeta nuk i ka perkdhel edhe shume e shume femije te Kosoves, por jeta e tille eshte perhere te sfidon! Prandaj ty dhe te gjithe femijeve, uroj qe jeta te ju kete bere te forte, te pamposhtur, te vendosur ne rrugen e jetesimit te enderrave tuaja!!! Gjin, kryevepra ime, shoku im Te uroj Gezuar Ditelindja, uroj qe te jetosh me te bukurat e jetes, e mua do me kesh gjithmone mbrapa!!!!”, shkruan Anita Haradinaj në Facebook.

18119463_10158768240255160_5343532889213457572_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme