Marrëveshje juridikisht e obligueshme do të thotë që Kosova të hyjë në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Por me të nuk do të obligohet edhe njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me një marrëveshje, një dokument i cili do të ketë bazë juridike dhe do të jetë i obligueshëm për të gjitha palët nënshkruese.
Dokumenti të cilin do ta nënshkruajnë delegacionet e Serbisë dhe të Kosovës si dhe përfaqësuesit e BE-së do të jenë të obligueshëm që ta zbatojnë edhe Kosova, edhe Serbia, por edhe Bashkimi Evropian.
Kështu kanë konkluduar deputetë të kuvendit të Serbisë dhe ata të Kosovës gjatë një tryeze të cilën e ka organizuar organizata “Aktiv” në veri të Mitrovicës të martën, me temën për dialogun dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës e të Serbisë, shkruan “Zëri”.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënie në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila përbën 15 pika, në mesin e të cilave edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele, të nënshkruar nga ish-kryeministrat Thaçi e Daçiq më 19 prill 2013 në Bruksel nuk është zbatuar.
Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Branko Ruzhiq, i cili merrte pjesë në tryezë, tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të përfundojë me nënshkrimin e një dokumenti që do të ketë bazë juridike dhe do të jetë i obligueshëm për zbatim.
“Ky dialog, jo vetëm dialogu, por i gjithë procesi i normalizimit do të përfundojë me një dokument juridikisht të obligueshëm”, tha Ruzhiq në tryezën në të cilën merrnin pjesë edhe deputetët kosovarë, Donika Kadaj – Bujupi, Ilir Deda dhe Sadri Ferati.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...