Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dështuar edhe karta e fundit për ta shpëtuar vendin nga zgjedhjet.
Dështimi për ta bindur BE-në që ta heqë Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave ka rritur zërat për zgjedhje në Kosovë. Pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë kërkojnë që të pritet akoma, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, do ta presin ditë të nxehta me rikthimin e tij në Kosovë. Dështimi për ta bindur BE-në që ta suspendojë Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave po i atribuohet atij dhe tani më shumë se asnjëherë po kërkohet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Sipas analistëve kosovarë, tani zgjedhjet nuk mund të përjashtohen pas dështimit me temat e mëdha, siç janë Demarkacioni, Asociacioni e ushtria, për të cilat ky koalicion është krijuar.
Madje edhe deputetë të PDK-së thonë se pas vendimit të BE-së që Demarkacioni të dërgohet domosdo në Kuvend, Qeveria ose duhet të ulet të bisedojë, ose të shkohet në zgjedhje, shkruan “Zëri”.
E derisa përpjekjet e kryeministrit Mustafa për ta larguar Demarkacionin si kusht sipas opozitës po shihen vetëm si një lojë e tij, zyrtarë të Qeverisë shpresojnë ende në lajme të mira nga Brukseli dhe kërkojnë që të pritet ende
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...