Dy operacione anti-drogë kanë çuar në sekuestrimin e 700 kilogramëve kanabsis sativa në qarkun e Lezhës.
Pasditen e së mërkurës u finalizua nga policia në bashkëpunim me prokurorinë operacioni “Epilog”, që rezultoi me kapjen e 300 kg marijuanë e fshehur në një banesë në Ishull Lezhë.
Droga ishte futur në bidonë plastikë dhe thasë. Në pranga ra shtetasi Pjetër Toni, 58 vjeç dhe u shpallën në kërkim dy persona të tjerë.
Më herët, po në këtë rajon u sekuestruan në një operacion të ngjashëm 400 kilogramë kanabis sativa. Disa persona u arrestuan dhe të tjerë u shpallën në kërkim.
Për të dyja rastet, materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...