Google ADS

21-vjeçarit po i plaket trupi tetë herë më shpejtë se normalja

23:18 | 26 Prill 2017
Trina Galanxhi

Rupesh Kumar, nga Hanumanganj, nga India është duke jetuar një jetë shumë të vështirë, për shkak se trupi i tij po plaket tetë herë më shpejtë se normalja.

E gjithë kjo po ndodh për shkak të një sëmundje të rrallë, transmeton portali arbresh.info.

Për shkak të pamjes së tij, prindërit kanë tentuar ta shesin atë në një cirk.

Gjendja, e njohur si progeria Hutchinson-Gilford, prek një në tetë milionë njerëz.

Babai i tij, ka treguar se gjitha kishte filluar me dhimbje koke të shpeshta dhe dhimbje stomaku kur ai ishte i vogël.

Edhe pse është dërguar te disa mjekë, asnjëri prej tyre nuk ka mundur të diagnostifikojë gjendjen e tij.

Së fundi familja e tij ka kërkuar ndihmë edhe nga kryeministri i vendit në lidhje me shërimin e djalit të tyre./Arbresh.info

44 45 47 48 46

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme