Një luftanije e marinës amerikane pati një tjetër “takim të afër” me një nga anijet e gardës revolucionare të Iranit, në Gjirin Persik të hënën.
Dy zyrtarë amerikanë thanë për “ Fox News” se anija iraniane iu afrua tej mase me armët e drejtuara, duke i qëndruar vetëm disa metra larg.
Zyrtarët thanë se ndryshuan kursin për të shmangur luftanijen iraniane, duke lëshuar sinjale rreziku dhe duke gjuajtur fishekzjarre, si dhe duke mbajtur gati armët.
Pas kësaj, anija iraniane raportohet se nuk u afrua më shumë dhe nuk qëlloi me të shtëna paralajmëruese.
“Duke ardhur me një shkallë të lartë të shpejtësisë si dhe duke mbajtur armë, pavarësisht paralajmërimeve të qarta, anija iraniane shfaqi padyshim sjellje provokative“, tha një zyrtar amerikan duke përshkruar incidentin.
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...
Për tri ditë rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkul...
Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi për fillimin e...
Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë