Google ADS

Turqia suspendon nga puna 9,103 oficerë të policisë

22:08 | 26 Prill 2017
Trina Galanxhi

Autoritetet turke kanë suspenduar nga puna më shumë se 9 mijë oficerë policie, si pjesë e një hetimi lidhur me lidhjet e dyshuara me grusht shtetin e dështuar.

CNN Turk raporton se ata janë suspenduar nën dyshimet për lidhjet e tyre me Fetullah Gulen, transmeton portali arbresh.info.

Pas përpjekjes për grusht shtet, autoritetet turke kanë arrestuar 40 mijë njerëz dhe kanë pezulluar nga puna rreth 120 mijë përsona, duke përfshirë ushtarë, policë, mësues dhe shërbyes publikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme