Njihuni me orën e re të mençur Apple Watch NikeLab

18:48 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Apple dhe Nike serish kanë arritur partneritet, kësaj radhe për të krijuar edicionin special të Apple Watch.

Modeli i ri është Apple Watch Nike+ i azhurnuar nga viti i kaluar dhe ora e re e mençur nga edicioni special quhet Apple Watch NikeLab.

Modeli i orës së mençur ka të njëjtat specifika të brendshme si te seria e orëve të mençura Apple Watch 2, derisa dallimet e vetme janë në dizajnin e jashtëm.

Modeli NikeLab  shtëpizën Space Gray dhe rripin Light Bone/Black. Në pakon me orë vjen edhe aplikacioni i para instaluar Nike+ Run Club. Çmimi i orës së mençur Apple Watch NikeLab nuk është bërë i ditur dhe pajisja pritet të jetë e qasshme përmes faqes Nike dhe shitjes me pakicë NikeLab./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme