Huawei nuk heq dorë nga tregu i tabletëve – arrin edhe MediaPad M3 Lite

16:58 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Huawei kohë më parë në Evropë lansoi dy tabletë Android nga linja MediaPad T3.

Tabletët ishin në treg me çmim prej 129 euro dhe ishin zgjidhje e mirë për të gjithë ata që kërkojnë për herë të parë tabletin Android. Por, këto nuk do të jenë modelet e vetme që do të paraqiten këtë vit, pasi Huawei po përgatit edhe tabletin tjetër Android, kësaj radhe dedikuar për tregun e segmentit të mesëm. Huawei MediaPad M3 Lite kohë më parë është gjetur në certifikatën Wi-Fi Alliance, ku kemi mund të dimë disa informacione për pajisjen.

Huawei MediaPad M3 Lite ka sistem operativ Android 7.0 Nougat, me ekran 10 inç, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme