Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vazhdon të përkrah projektet sportive në komuna të ndryshme të Kosovës, ku së fundmi ka përfituar Komuna e Istogut
Ministri Kujtim Shala, sot është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, me të cilin bisedoi për projektet e përbashkëta ë fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.
Në këtë takim është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Istogut, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare e projektit “Faza Përfundimtare e Ndërtimit të Palestrës së Sportit në Komunën e Istogut”. Ky projekt ka vlerë financiare prej 600 mijë euro.
Ministri Kujtim Shala dhe kryetari Haki Rugova, u shprehën se me këtë hap, Istogu bëhet me palestër bashkëkohore, e cila krijon kushte moderne për qytetarë, rininë dhe sidomos sportistët e këtij qyteti.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...