Ftesa e Metës për dialog, Basha: Vendimi pas takimit me aleatët

16:21 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ftesës së bërë nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta për një takim mes drejtuesve të partive parlamentare për të diskutuar lidhur me zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi.

Burime nga PD bëjnë me dije se Basha ka deklaruar se vendimin për pjesëmarrjen ose jo në tryezën e thirrur do ta bëjë publike pas një takimi që do të zhvillojë me aleatët opozitarë në orën 18:00 ku do t’i informojë lidhur me negociatat e zhvilluara një ditë më parë, shkruan Ora News.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme