Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.A në kohëzgjatje prej një muaji.
“I pandehuri S.A dyshohet se në muajt janar dhe shkurt të vitit 2016, ishte marrë me trafikim të njerëzve duke rekrutuar persona me anë të mashtrimit, me qëllim të shfrytëzimit të tyre në atë mënyrë që, pasi kishte krijuar lidhje me dy të dëmtuarat T.C dhe B.T, kishte shfrytëzuar gjendjen e tyre sociale dhe emocionale duke i mashtruar ato dhe duke përdorur forcën ku i kishte detyruar që të punojnë për të dhe nga puna e tyre i pandehuri kishte përfituar materialisht”.
Gjykata ka konstatuar se me këtë veprim i pandehuri S.A për shkak të dyshimit të bazuar ka kryer veprën penale Trafikim me njerëz si dhe veprën penale Vendosja e skllavërisë, kushteve të ngjashme me skllavërinë, punës së detyruar .
Me këtë rast palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin e tij.
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës