Reali mendon transferimin e yllit të Liverpoolit

14:51 | 26 Prill 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve të ndryshme, Real Madridi është duke kërkuar transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Joe Gomez.

Gomez, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Charlton Athletic në vitin 2015, ka shijuar një fillim mjaftë premtues te karriera e tij në ‘Anfield’ nën udhëheqjen e ish trajnerit Brendad Rodgers, para lëndimit që pësoi në tetor të atij viti.

Edhe pse ende nuk ka startuar te ndonjë ndeshje në Premierë Ligë nën udhëheqjen e Jurgen Kloppit, ai pritet të ketë një të ardhme të ndritur te Liverpooli.

19-vjeçari është duke u parë nga ‘Los Blancos’ si një opsion i mirë për mbrojtje pasi Sergio Ramos dhe Pepe tani janë në të tridhjetat./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme