Vendimi për Haradinajn bëhet i ditur nesër në ora 09:00

14:10 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Nesër pritet të merret vendimi përfundimtar për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, që është duke u mbajtur në Francë me flet arrest të Serbisë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte.

Deri më tani Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, që ishte themeluar për krimet në ish-Jugosllavi, ndërsa ka vazhduar një proces disa mujor tash na Colmar të Francës që nesër pritet të merr fund.

Lajmi.net mëson se seanca do të nis në ora 9 të mëngjesit, ku Gjykata do të vendos përfundimisht për ish-kryeministrin e Kosovës.

Haradinaj ishte ndaluar në Francë me një flet arrest të Interpolit që e kishte sponsorizuar shteti serb, e ku të ngjashëm kanë edhe lider të tjerë politik të Kosovës që kanë qenë pjesë të UÇK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme