Zgjimi në orë të njëjtë çdo natë pa një alarm mund të jetë një shenjë që duhet t’ia vini veshin.
Ju jeni një qenie njerëzore me energji që rrjedhin përmes trupit tuaj, për të cilat mund të jeni të pavetëdijshëm, transmeton portali arbresh.info.
Meridianët energjetikë të trupit janë gjithashtu të lidhur me një sistem orësh që sipas mjekësisë së lashtë kineze stimulon pjesë të ndryshme të trupit tuaj në kohë të ndryshme të ditës.
Kështu që zgjimi ndërmjet orës 3 dhe 5 çdo natë është një shenjë se energjitë në atë pjesë përkatëse të trupit tuaj janë të bllokuara ose të dobëta.
Problemet me gjumin mes orës 21:00 dhe 23:00
Mes orës 21:00 dhe 23:00 është koha tipike e gjumit për shumë njerëz. Problemet në fjetje gjatë kësaj kohe është një shenjë e stresit të tepërt dhe shqetësime të ditës.
Zgjimi mes orës 23:00 dhe 01:00
Sipas mjekësisë së lashtë kineze, kjo kornizë kohore është koha që meridiani i energjisë i fshikëzës së tëmthit është aktive. Zgjimi në këtë kornizë kohore shoqërohet me zhgënjim emocional. Praktikoni vetë-pranimin e pakushtëzuar dhe faljen e të tjerëve në mënyrë që të ktheheni në gjumë, transmeton arbresh.info.
Zgjimi mes orës 01:00 dhe 03:00
Ky është meridiani i energjisë i lidhur me orën e trupit të mjekësisë kineze dhe mëlçinë. Zgjimi në këtë kohë është i lidhur me emocionet e zemërimit dhe energjisë së tepërt yang. Provoni të pini ujë të ftohtë dhe të merrni kontrollin e situatës që ju bëri të ndiheni të zemëruar për të pushuar paqësisht gjatë natës.
Zgjimi mes orë 03:00 dhe 05:00
Zgjimi ndërmjet orës 03:00 dhe 05:00 është i lidhur me meridianin e energjisë që kalon përmes mushkërive dhe emocioneve të trishtimit. Për të ndihmuar veten të ktheheni për të fjetur, provoni një frymëmarrje të ngadaltë, të thellë dhe shprehni besim në fuqinë tuaj më të lartë për t’ju ndihmuar.
Nëse koha që zgjoheni është ndërmjet orës 3:00 dhe 5:00, mund të jetë gjithashtu një shenjë e Fuqisë së Lartë që t’ju tërheqë vëmendjen ndaj mesazheve që po dërgohen për t’ju lidhur me qëllimin tuaj më të lartë.
Zgjimi mes orës 05:00 dhe 07:00
Rrjedha e energjisë është në zorrën e trashë gjatë kësaj kohe të mëngjesit. Bllokimet emocionale gjithashtu lidhen me këtë kohë të mëngjesit të hershëm. Provoni të zgjasni muskujt tuaj ose të përdorni banjën për të ndihmuar veten të ktheheni në gjumë.
Në të njëjtën mënyrë që problemet emocionale mund të manifestohen në trup si dhimbje, edhe spiritualiteti juaj mund të shfaqet edhe në formë trupore.
Nëse zgjoheni çdo ditë në këto kohë atëherë është koha të dëgjoni se çfarë Fuqia e Lartë është duke dashur t’ju thotë./Arbresh.info
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...