Organizata “Thirrjet e Nënave” përmes një aksioni kanë ndërruar panon me fotografitë e personave të pagjetur që është e vendosur në rrethojat e objektit të Qeverisë së Kosovës.
Ky aksion u ndërmorr pasi që nesër është 27 Prilli – Dita e të Pagjeturve të Kosovës.
Kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nusrete Kumnova, tha se ndihen të zhgënjyer me institucionet vendore, pasi që sipas saj, po heshtin qe 18 vjet për fatin e personave të zhdukur.
“Është mëkat që këto familje bredhin qe 18 vite rrugëve duke i kërkuar më të dashurit tanë”, tha ajo. Kumnova u bëri thirrje institucioneve që të bëjnë zgjidhje të reja për gjetjen e personave të zhdukur.
“Këta nuk janë ka punojnë për popull… Jemi të zhgënjyer, nënat në rrugë, le t’i mendojnë fëmijët e vet nënat e veta sikur të ishin këtu, jemi ka kërkojmë njerëz, e jo kafshë”, u shpreh Kumnova.
18 vjet pas luftës në Kosovë ende nuk dihet se ku e kanë vendndodhjen e tyre trupat e 1 660 personave.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...