Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Qeverisë së Kosovës afat deri në fund të muajit maj që të përfundoj çështjen e riklasifikimit të veteranëve dhe amandamentimit të Ligjit për invalidët e luftës.
Kështu është bërë e ditur sot në konferencën për media të mbajtur nga ministri i Financave, Avdullah Hoti bashkë me guvernatorin e BQK-së, Bedri Hamza dhe përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ruud Vermeulen pas takimeve që janë mbajtur në ShBA, shkruan arbresh.info.
Hoti tha me këtë rast se në takimet që janë mbajtur në Uashington janë diskutuar tri çështje kryesore në kuadër të programit ekzistues të Qeverisë me FMN-në.
Sipas tij, FMN ka kërkuar që deri në fund të muajit të ardhshëm të përfundohet çështja e veteranëve dhe invalidëve të luftës.
“Në kuadër të këtij programi kishim dy kushte specifike që janë riklasifikimi i veteranevë të luftës në përputhje me Ligjin që është riamandamentu në dhjetor të vitit të kaluar dhe kjo duhet të përfundoj së shpejti. Po ashtu, amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës me ç’rast do të barazohet shkalla e invaliditetit të veteranëve të luftës me shkallën e invaliditetit të qytetarëve të tjerë me një diferencë të lartë për invalidët e luftës”, ka thënë Hoti.
Ruud Vermeulen, përfaqësues i FMN-së tha se është e rëndësishme që Kosova të përmbush programin që ka me FMN-në.
“Të bëhet riklasifikimi i veteranëve të luftës për një amandamentim në Ligj. Ne po shikojmë që të përmirësojmë Ligjin e invalidëve të luftës. Ne po presim që këto ngjarje do të aprovohen në muajin e ardhshëm duke i kombinuar këto dy masa të cilat janë shumë të rëndësihme për shpenzimet dhe kjo do të lejoj hapësirë për shpenzime në qëllimet që kanë prioritete më të larta”, tha Vermuelen.
Të pyetur në lidhje me mundësinë që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme gjatë muajit qershor dhe pamundësinë që këto detyrime të përmbushen, Hoti e Vermuelen thanë se kjo nuk është paraparë në diskutimet e tyre që kanë pasur në takimet në Uashington
Sipas tyre, pavarësisht zhvillimeve politike, Qeveria kosovare duhet t’i përmbush detyrimet e saj./Arbresh.info.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...