Të gjitha organet në trupin tonë janë të lidhura mes vete dhe punojnë si tërësi.
Të gjitha organet poashtu kanë edhe një mekanizëm vetë-pastrues, por ushqimet jo të shëndetshme që konsumojmë shpesh herë e shkatërrojnë këtë proces.
Padyshim se kjo ndërlidhet më së shumti me sistemin tretës, ku kryesisht mblidhen helmet, gjë që mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, transmeton Klan Kosova.
Nëse po mendoheni se si të largoni këto helme nga trupi juaj, atëherë ekziston një recetë ideale, shumë e lehtë dhe për më tepër krejtësisht natyrale.
Përbërësit:
1 mollë
1 lugë gjelle fara liri
1 lugë gjelle fara Chia
1 lugë çaji mjaltë organik
1 filxhan ujë
Si ta përgatisni këtë lëng?
Përgatitja e tij është shumë e lehtë, përzieni të gjithë përbërësit në mikser (blender) përpos farave Chia derisa të formoni një masë homogjene.
Më pas këtë lëngun vendoseni në një shishe qelqi dhe shtoni edhe farat dhe përzieni sërish mirë.
Pini një gotë të këtij lëngu në stomak të zbrazët në mëngjes dhe më pas gjatë tërë ditës mundohuni të konsumoni shumë ujë.
Në mënyrë që t’i ndihmoni procesit të largimit të helmeve nga trupi juaj, përpiquni të ndiqni edhe një dietë të pasur me fibra.
Interesante
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...