Sot takohen përsëri Ahmeti dhe Zaev, a do të zhbllokohet Kuvendi

11:50 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Aktivitetet dhe deklaratat e shumicës së re parlamentare në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit të Maqedonisë janë intensifikuar kohët e fundit, kjo bëri që dje të takohen dy liderët, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev.

Pas takimit të djeshëm që patën të dy liderët e koalicionit të ri, sot parashikohet një tjetër takim rreth orës 12:00, gjithmonë në ambientet e Kuvendit, shkruan Alsat M.

Ahmeti i ka garantuar Zaevit mbështetje të plotë ndaj hapit të ardhshëm për zhbllokimin e institucionit ligjvënës, gjegjësisht zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme