Klubi gjigant kroat, Dinamo Zagreb, si dhe ai belg, KAA Gent, duan të blejnë mesfushorin e Skënderbeut, Liridon Latifi.
“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta pranë drejtuesve bardhekuq se agjentët e të dyja klubeve kanë bërë vizita të shpeshta në Shqipëri gjatë javëve të fundit dhe janë takuar me zyrtarët më të lartë të korçarëve.
Drejtori sportiv, Haris Fakic, disa herë është parë i shoqëruar në ndeshjet e Skënderbeut nga menaxheri i Dinamos së Zagrebit.
Objektivi është i qartë: kroatët duan me çdo kusht mesfushorin, por më parë duhet të bindin presidentin Ardjan Takaj. Ky i fundit kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e 23-vjeçarit dhe burime në klub tregojnë se presidenti synon minimalisht 800 mijë euro.
Një mundësi e artë u “dogj” në janar, kur për Latifin u interesuan disa klube, mes tyre edhe kampionët e Kazakistanit, Astana.
Sezoni i ri do të gjejë Latifin në një tjetër kampionat. Gazeta mëson se Dinamo Zagreb po insiston më shumë se të gjithë për të blerë kartonin e kosovarit që luan me Kombëtaren e Shqipërisë, por në lojë është edhe Lazio, me Igli Taren që e ka ndjekur vazhdimisht Latifin dhe është gati ta afrojë te bardhekaltrit.
Natyrisht, “ofensiva” e italianëve mund të kalonte në plan të dytë ofertat e tjera, por gjithçka mbetet për t’u parë, teksa në fund do të vendosë Takaj.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...