Kina shfaq fuqinë, lanson transportuesin e ri të avionëve

11:26 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Kina ka lansuar një transportues të ri avionësh duke treguar fuqinë e saj ushtarake.

Ky është transportuesi i dytë i vendit, pas Liaoning, dhe i pari që është prodhim vendor, transmeton portali arbresh.info.

Anija e cila ende nuk është emëruar është dërguar në ujërat e portit veri-lindor të Dalian. Bëhet e ditur se kjo anije do të bëhet funksionale më 2020.

Ky veprim i Kinës vjen pas retorikës së nxehtë mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, si dhe tensioneve të vazhdueshme në Detin e Kinës Jugore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme