Google ADS

Milani dhe Interi pas Matteo Darmianit

10:16 | 26 Prill 2017
Arbresh Info

Milani dhe Interi janë të dy duke kërkuar transferimin e mbrojtësit qendror të Manchester United, Matteo Darmian.

Derisa Interi thuhej se ka qenë në garë për të nënshkruar me reprezentuesin italian që një kohë të gjatë, Milani është shfaqur tani në skenë pas raporteve se Mattia De Sciglio do të largohet nga klubi këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Jose Mourinho telefonon sulmuesin e Real Madridit (FOTO)

27-vjeçari ka bërë vetëm 12 paraqitje në Premierë Ligë nën udhëheqjen e Jose Mourinhos dhe thuhet se dëshiron rikthimin te Peninsula në mënyrë për të bindur teknikun e Italisë, Giampiero Ventura, që meriton një pozitë te skuadra kombëtare.

Darmian ka shpenzuar dy sezone  në ‘Old Traffor’ pas transferimit nga Torino në verën e vitit 2015, por ‘Gazzetta dello Sport’ raporton se drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli dëshiron të sjell atë në Milan për të dytën herë./arbresh.info

Të ngjashme