Google ADS

Shembet depoja e Pepsit, derdhen dy tonë lëng nëpër qytet

10:17 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Një objekt depozimi prej 300 metrash katrorë që i përket PepsiCo është shembur në qytetin rus të Lebedyan, duke lënë dy punëtorë të mbërthyer në një ashensor 38 metra lart në ajër.

“Sipas informacioneve paraprake, një nga punëtorët është lënduar”, ka thënë zëvendëskryetari i autoriteteve lokale, Valeriy Golovan, transmeton portali arbresh.info.

Kolapsi rezultoi në derdhje të lëngut nëpër rrugë dhe deri tek lumi Don.

“Dy punëtorët e bllokuar janë duke u shpëtuar tani. Të gjithë të tjerët janë evakuuar, askush nuk është lënduar”, ka thënë një përfaqësues i PepsiCo për Vedomosti./Arbresh.info

https://youtu.be/zr99-2lp_2g

https://www.instagram.com/p/BTTmUgIjimR/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme